Aktualitet

“Piro është babai i artit shqiptar”/ Zamira Kita: Kërkojmë që teatri i Korçës të mbajë emrin e tij

3 Qershor 2021, 20:32 Nga DOSJA
“Piro është babai i artit shqiptar”/ Zamira Kita:

TIRANË- Aktorja Zamira Kita, njëkohësisht edhe drejtoresha e Teatrit të Korçës, ka kërkuar që teatri që ajo drejton të mbajë emrin e regjisorit që humbi jetën ditën e sotme Piro Mani. E ftuar në emisionin “Shqip nga Rudina Xhunga”, ajo e ka quajturm Manin si babain e artit shqiptar. Ajo ka thënë se Çajupi (emri aktual i teatrit) është një emër i rëndësishëm, por që nuk ka shumë lidhje me Korçën dhe teatrin e saj. 

“Piro është babai i artit shqiptar. Dua ta them sot me shumë krenari por edhe me vendosmëri që ne kërkojmë që teatri i Korçës të mbajë emrin e Piro Manit. Unë shpresoj që ne të kemi një emër që ky teatër e meriton. Sigurisht që Çajupi është një emër i rëndësishëm, por ka shumë pak lidhje me Korçën dhe ndoshta më pak lidhje me teatrin. Kurse Piro Mani është vetë teatri ynë, ai do të na e lartësojë dhe përjetësojë teatrin e qytetit tonë.

Ajo gjithashtu ka thënë se gjatë kohës që Mani ndodhej në SHBA, fliste shumë me të, dhe se e uronte në çdo premierë. Kita e ka mbyllur fjalën e saj duke thënë se nuk do ta harrojnë kurrë Piro Manin.            

Unë flisja shumë shpesh me Piron dhe Pavlinën nga Amerika. Ata i merrte shumë malli. Më uronin për çdo premierë, por ishte gjithashtu shumë i kujdesshëm kur ne në faqen tonë të teatrit uronim aktorët për ditëlindje, nderime me tituj, apo vlerësime ishin shumë të kujdesshëm dhe më thoshin bëji një buqetë me lule dhe dërgojua nga ana jonë. Nuk do ta harrojmë kurrë Piro Manin”, u shpreh Kita.

Aktori dhe regjisori Piro Mani, një prej “korifenjtë” e kinematografisë shqiptare ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare në Amerikë, atje ku jetonte prej vitesh me familjen. Mani lindi në Korçë më 14 Prill 1932 për t’u shquar si një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vdes piro mani zamira kita vdes piro mani zamira kita

Sondazh

Poll