Bota

U gjet në rrugët e Prishtinës, pa ndjenja/ Ndërron jetë sekretari i Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë

4 Qershor 2021, 05:41 Nga DOSJA
U gjet në rrugët e Prishtinës, pa ndjenja/ Ndërron jetë

MAL I ZI- Sekretari i Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, Nikolla Ljuljduraj, ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak. Ai është gjetur i shtrirë në tokë, në rrugët e Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj, ai është dërguar në QKUK ku dhe ka ndërruar jetë.

“Sot rreth orës 18:15 kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në Rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Ahmeti.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora nikolla ljuljduraj nikolla ljuljduraj

Sondazh

Poll