Aktualitet

Dëshmia spektakolare e punonjësve të arrestuar në Rinas: Sendet e vjedhura i fshihnim në organet gjenitale!

23 Maj 2019, 11:46 Nga DOSJA
Dëshmia spektakolare e punonjësve të arrestuar në Rinas:

TIRANË-Zbardhet dëshmia e dy punonjësve të arrestuar pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit, pasi akuzohen se vidhnin bagazhet e pasagjerëve.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se punonjësit kanë pranuar fajësinë e tyre për vjedhje, si edhe kanë treguar se sendet që grabisnin i fshihnin në këpucë dhe në organet gjenitale.

“Sendet e vjedhura i merrnim dhe i fshihnim nëpër organe gjenitale ose në shollat e këpucëve. Kur merrnin lekë ose sende me vlerë iknim menjëherë nga puna. Largoheshim duke nxjerrë justifikime për probleme familjare.”-janë shprehur ata.

Më 20 maj, në operacionin Bagazhi, u arrestuan dy punonjës të ngarkim shkarkimit të bagazheve në aeroportin e Rinasit pasi akuzohen për disa vjedhje.

Sipas Policisë këta dy punëtorë, hapnin bagazhet e pasagjerëve në Rinas dhe merrnin prej andej para dhe sende me vlerë, si bizhuteri e flori. Të arrestuarit janë D. M. 22 vjeç, banues  në Tiranë dhe E. Rr., 24 vjeç.

 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabiten pasagjeret vjedhje ne rinas grabiten pasagjeret vjedhje ne rinas

Sondazh

Poll