Aktualitet

Parandalohet ngjarja në Vlorë/ Arrestohet 19-vjeçari, po kanoste me armë një person

23 Maj 2019, 12:20 Nga DOSJA
Parandalohet ngjarja në Vlorë/ Arrestohet 19-vjeçari, po

Vlorë- Në prangat e policisë së Vlorës ka rënë një 19-vjeçar me iniciale G.B pasi ka kanosur me armë një person.

Policia njofton se gjatë një konflikti për motive të dobëta i riu ka kanosur 35-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Policia ndërhyn dhe parandalon përshkallëzimin e një konflikti.

Në pranga 1 shtetas, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet 1 armë zjarri dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, pas njoftimit të marrë nga një 35 – vjeçar banues në Vlorë, se gjatë një konflikti për motive të dobëta po kanosej me armë zjarri nga shtetasi G. B., kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Pas kontrollit të ushtruar, këtij shtetasi i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një dozë lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 19-vjeçari në vlorë kanosje me armë në vlorë arrestohet 19-vjeçari në vlorë kanosje me armë në vlorë

Sondazh

Poll