Art&Argëtim

3 Qershor 2021, 20:28 Nga DOSJA

ITALI- Damiano David vokalisti i ‘Maneskin’ ka shpjeguar për herë të parë akuzat që u bënë kundrejt tij nga gazeta franceze. Mediat e huaja raportojnë se Damiano e sheh ngjarjen si një çështje që nuk është hapur kurrë për të.

Damiano David u akuzua për marrjen e kokainës ndërsa votimi në natën finale të festivalit ‘Eurovision’ ishte në proces. Pas festivalit videoja e tij u bë virale në rrjet duke njollosur fioren e Italisë. Vokalisti rezultoi negativ në testin e kryer për përdorimin e kokainës.

Gjatë një interviste në mediat italiane, ai është pyetut nëse do të ngrejë padi kundër gazetës franceze që spekuloi për të.

“Jo, sepse për mua çështja nuk është hapur kurrë. Ishte thjesht një skeç komik i madh, i stilit Zelig. Nëse më kërkojnë falje, unë jam gati ta pranoj. Por tani të gjithë ne jemi të interesuar të festojmë, përkundër atyre që u përpoqën të na pengonin. Ne jemi duke shkruar këngë të reja dhe duke punuar për datat e turneut. Për vitin 2022 ka tashmë dy data në Gjermani”, -është përgjigjur ai.

Artistët më pas folën për emocionin që ndienin kur zbuluan se kishin fituar Eurovision Song Contest 2021.

Italia fitoi Eurovisionin duke u përfaqësuar nga “Maneskin” me këngën rock “Zitti e Buoni”. Grupi u shpall fitues vetëm pas votave të publikut duke shkuar në total 524 pikë.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz damiano david eurovision damiano david eurovision

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 3 Qershor 2021, 13:19

TIRANË– Këngëtarja Aurela Gaçe ka ndarë me ndjekësit e saj një situatë të pakëndshme që i ka nodhur me portalet.  Tre vjet më pare ajo bëri një post...