Bota

Osmani jep lajmin: Biden ndan vaksina për Kosovën

3 Qershor 2021, 15:44 Nga DOSJA
Osmani jep lajmin: Biden ndan vaksina për Kosovën

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Omsnai ka falenderuar ditën e sotme homologun e saj amerikan Joe Biden për vaksinat që SHBA do të ndajë për Kosovën. Në një postim në Facebook, ajo shkruan se pasi i ka shkruar Biden për të ndihmuar Kosovën me vaksina, ka marrë përgjigjen pozitive nga Presidenti më 19 Prill. Ajo ka shkuar se me këtë akt Biden dhe SHBA-ja tregojnë edhe njëherë se janë aleatë historikë të Kosovës.

Postimi i plotë:

PRESIDENTI BIDEN NDANË VAKSINA PËR KOSOVËN. Më 19 mars 2021, i kam shkruar Presidentit Biden duke kërkuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për dhurimin e vaksinave në kohën kur Kosova ishte i vetmi shtet në Evropë që ende nuk kishte filluar administrimin e tyre. Më 19 Prill 2021 Presidenti Biden u përgjigj pozitivisht në të cilën ai u zotua për ta trajtuar kërkesën tonë rreth vaksinave. Sot, ne jemi të lumtur të njoftojmë se Presidenti Biden, në emër të SHBA-ve, ka vendosur të dhurojë një numër të rëndësishëm të vaksinave COVID-19 për Republikën e Kosovës.

Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për Presidentin Biden për këtë gjest bujar dhe për dhurimin e vaksinave COVID-19 për Republikën e Kosovës pas kërkesës së adresuar atij në muajin mars. Njoftimi zyrtar i sotëm është tjetër dëshmi e mbështetjes së palëkundur që vendi ynë e gëzon historikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti Biden ka qenë gjithmonë mik i Kosovës dhe ky donacion ilustron kujdesin dhe konsideratën e pakursyer që ai vazhdon të tregojë ndaj popullit tonë. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës e falënderoj përzemërsisht. Kosova dhe institucionet tona vazhdojnë të mbeten të palëkundura në orientimin Euro-Atlantik dhe të njëjtën politikë e kanë ndjekur edhe në sigurimin e vaksinave. Zoti e bekoftë Kosovën dhe aleatin tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një ditë më parë Administrata Biden bëri të ditur se do të dhurojë 80 milion vaksina për vendet e varfëra në ditët në vijim.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora joe biden vjosa osmani joe biden vjosa osmani

Sondazh

Poll