Bota

Netanyahu kundërshton formimin e koalicionit me 8 parti për të rrëzuar qeverinë: Është mashtrim, ata rrezikojnë shtetin

3 Qershor 2021, 15:04 Nga DOSJA
Netanyahu kundërshton formimin e koalicionit me 8 parti për të

IZRAEL-Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikuar koalicionin e formuar nga partitë opozitare, i cili pritet ta dërgojë në opozitë shefin e qeverisë pas 12 vjetëve në pushtet.

BBC shkruan se Netanyahu u bëri thirrje deputetëve të krahut të djathtë që ta bllokojnë ardhjen në pushtet të këtij koalicioni dhe ta kundërshtojnë atë. Ai tha se këto parti janë majtiste dhe të rrezikshme. Më parë, ai ka thënë se qeveria e re e propozuar është mashtrimi i shekullit dhe se ajo i rrezikon shtetin dhe popullin e Izraelit.

Tetë parti opozitare arritën marrëveshje në orët e vona të së mërkurës për të punuar së bashku që ta formojnë qeverinë e re. Megjithatë, këto parti kanë nevojë për votat e deputetëve për të ardhur në pushtet. Koalicioni i partive opozitare është formuar nga Yair Lapid, kryetar i partisë Yesh Atid. Në këtë koalicion është përfshirë për herë të parë edhe Lista e Bashkuar Arabe.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota benjamin netanyahu benjamin netanyahu

Sondazh

Poll