Art&Argëtim

“Beteja nuk ka mbaruar”/ Angelina Jolie kundërshton vendimin e Gjykatës për ndarjen e kujdestarisë së fëmijëve me Bra

3 Qershor 2021, 12:02 Nga DOSJA
“Beteja nuk ka mbaruar”/ Angelina Jolie kundërshton vendimin e

SHBA– Angelie Jolie nuk ka pranuar vendimin e Gjykatës për të ndarë kujdestarinë e fëmijëve me ish-bashkëshortin Brad Pitt.

Pak ditë më parë, aktori hollivudian Bratt Pitt arriti të fitojë kujdestarinë e përbashkët për 6-të fëmijëve e tij dhe të Angelina Jolie. Kjo ishte një fitore e madhe për gjyqin e tyre që ka nisur që prej vitit 2017-të, vendim i cili duket se nuk është pritur fare mirë nga Jolie.

Një burim pranë yllit të “Maleficent”, ka treguar për “US Weekly” tha e Angelina nuk është aspak e lumtur për këtë vendim të gjykatës, duke bërë fajtor avokatin e saj.

Mësohet se ajo nuk do ja falë kurrë këtë gjë Brad Pitt dhe nuk ka ndërmend ta lërë me kaq. Thuhet se Jolie do të apelojë sërish për të marrë kujdestarin e plotë të Maddox, 19, Pax, 17, Zahara, 16, Shiloh, 15-vjeç, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 12-vjeç.

Ajo kurrë nuk do ta falë atë. Ajo pohon se beteja nuk ka mbaruar dhe se beson se drejtësia do të mbizotërojë”, ka thënë burimi.

Më herët, Angelina Jolie ka akuzuar ish-burrin e saj për dhunë në familje dhe ka paraqitur dokumente në gjykatë, pretendime të cilat nuk janë pranuar, pasi tashmë Pitt ka nën kujdestari fëmijët e tyre.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz angelina jolie brad pitt angelina jolie brad pitt

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 2 Qershor 2021, 18:10

KOSOVË-  Këngëtarja Gjira Kajtazi ka reaguar ashpër kundër veshjes së Melinda Ademit në klipin e ri. Melinda publioki këngën pas një muaji nga vdekja e nën...