Politike

Ralf Gjoni: ‘Non grata’ për 5 shtetasit në Bullgari, sinjal i qartë si SHBA ka vendosur të përfshihet në Ballkan

3 Qershor 2021, 10:12 Nga DOSJA
Ralf Gjoni: ‘Non grata’ për 5 shtetasit në Bullgari,

TIRANË– Deputeti i opozitës në parlament, Ralf Gjoni e ka konsideruar një sinjal të fortë për parnerët europianë, shpalljen nongrata të 5 shtetasve në Bullgari, nga SHBA.

Gjoni u shpreh se vendimi është një shuplakë ose sinjal shumë i fortë për partnerët europianë nga SHBA për t’i bërë të qartë që në Ballkan vende anëtare të NATO nuk mundet të vazhdojnë të jenë të kapura nga krimi organizuar nga mafia politike.


Lajmi i mbrëmshëm për shpalljen non grata të 5 individivë në Bullgari, për mua është lajmi më domethënës në 10 vitet e fundit, për mënyrën se si SHBA ka vendosur të përfshihet në Ballkan. Nuk është një lajm që prek vetëm Bullgarinë dhe nuk është një shuplakë e DASH. Duhet lexuar më shumë se kaq, dhe ne na prek direkt këtu në Tiranë. Është një shuplakë ëdhe për BE, edhe për Gjermaninë, Brukselin, që kanë vite që kanë mbyllur sytë, ndaj korrupsionit masiv që ka prekur sot një vend si Bullgaria. Jo pa lidhje pengon integrimin europiane të Maqedonisë së Veriut. Është një shuplakë ose sinjal shumë i fortë për partnerët europianë nga SHBA për t’i bërë të qartë që në Ballkan vende anëtare të NATO nuk mundet të vazhdojnë të jenë të kapura nga krimi organizuar nga mafia politike. Një histori tipike ballkanase që kumbon edhe në Shqipëri. Bëhet fjalë për një ish zv.ministër që menaxhonte fondet e BE sepse kishte ndërtuar një shtëpi në një resort turistik të Bullgarisë. Është i lidhur rasti i Bullgarisë edhe me Shqipërinë. Akoma s’kemi përtypur shpalljen non grata të Berishës nga DASH. Po ky rast është domethënës sepse nuk është vetëm shpallje non grata. Është sanksionim ekonomik i të gjithë aseteve financiare të këtyre njerëzve. I është dhënë sinjal që paratë e këtyrë individëve nuk do të jenë më të sigurta. Është histori e njohur kjo për ne shqiptarë. Nëse këtu ka shpallje non grata drejtësia shqiptare ka detyrimin të gjejë edhe lidhjet e biznesit.” u shpreh Gjoni.

Kuvendi i Shqipërisë! Prezantohen raportet vjetore, përcaktohet sekretari i përgjithshëm për masat kundër Covid në seancë

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ralf gjoni seance plenare 3 qershor 2021 ralf gjoni seance plenare 3 qershor 2021

Sondazh

Poll

Politike 3 Qershor 2021, 07:44

TURQI– Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot, një ditë pas nisjes së viziës zyrtare, arsyet e bënë të ‘mblidhte’ kabinetin dhe të ‘arratisej në Turqi, dhe duke l...

Politike 2 Qershor 2021, 21:16

TIRANË– Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka folur sot për herë të parë për akuzat e kreut të opozitës që ka bërë kundër saj. E ftuar në em...