Art&Argëtim

“Do këndoj për 9 mijë euro!” Remzie Osmani hedh poshtë lajmet për pagesën që merr në dasma: Shpifje të sajuara për

2 Qershor 2021, 19:21 Nga DOSJA
“Do këndoj për 9 mijë euro!” Remzie Osmani hedh

KOSOVË-Këngëtarja kosovare Remzie Osmani ka bërë një deklaratë ditën e sotme ku ka kritikuar të gjitha mediat të cilat kanë shkruar rreth këngëtares e cila do të këndonte nëpër dasma për shumën 9 mijë euro.

Ajo ka shkruar se të gjitha këto janë vetëm thashetheme të pavërteta dhe se janë bërë vetëm për të fituar klikime. Ajo ka falenderuar portalet të cilat nuk kanë rënë pre e këryrë mashtrimeve dhe ka lajmëruar se ka angazhuar zyrën e avokatëve “Hodaj & Partners” nga Prishtina, të cilët  do të paraqesin pranë gjykatave dhe organeve kompetente çdo portal apo subjekt tjetër i cili publikon lajme të pavërteta për të.

Reagim ndaj shpifjeve që janë bërë ndaj meje nga disa portale!

Në ditet e fundit, disa portale online kanë publikuar lajme të pavërteta, se kinse unë paskam thënë se këtë vit do të këndoj në dasma vetëm për shumën 9 mijë euro. Me përgjegjësi dhe sinqeritet të plotë ju them se publikimet e tilla janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Këto publikime bëhen për klikime dhe përfitime pasurore të këtyre portaleve, si dhe me qëllim të dëmtimit të imazhit dhe reputacionit tim që kam krijuar për shumë vite si këngëtare. Publiku i cili ka qenë besnik në rrugëtimin tim dhe më ka mbështetur që tre dekada, është i vetëdijshëm se këto lajme janë të pavërteta, sepse sinqeriteti dhe integriteti profesional e personal janë vlera qe më kanë përcjellur në vazhdimësi. I falenderoj mediat dhe portalet e mirëfillta që nuk kanë rënë pre e këtyre dezinformatave dhe lajmeve të rreme të publikuara nga disa portale apo faqe në mediat sociale, të cilat janë të krijuara vetëm për publikimin dhe shpërndarjen e lajmeve të rreme. Me qëllim që këto shpfije të ndalen, unë kam angazhuar zyrën e avokatëve “Hodaj & Partners” nga Prishtina, të cilët tani e tutje do të paraqesin pranë gjykatave dhe organeve kompetente çdo portal apo subjekt tjetër i cili publikon lajme të pavërteta për mua.

Lajmi që Remzie Osmani do të këndojë për 9 mijë euro nëpër dasma ka ditë që qarkullon nëpër media. Mediat kane shkruar madje se kjo është një shumë e reduktuar si pasojë e periudhës pandemike që nuk i lejon njerëzit të përballojnë shifrat e majme.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz remzie osmani remzie osmani

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 2 Qershor 2021, 18:10

KOSOVË-  Këngëtarja Gjira Kajtazi ka reaguar ashpër kundër veshjes së Melinda Ademit në klipin e ri. Melinda publioki këngën pas një muaji nga vdekja e nën...