Art&Argëtim

Maitre Gims flet për Dhurata Dorën: Është shumë e talentuar, unë jam fans i saj

2 Qershor 2021, 19:11 Nga DOSJA
Maitre Gims flet për Dhurata Dorën: Është shumë e

FRANCË-Artisti i njohur francez, Maitre Gims ka bërë një intervistë se fundmi ku ka thënë se është fans i Dhurata Dorës dhe se e vlerëson shumë talentin e saj.

Ndër të tjera Gims ka thënë se Dhurata Dora është shumë e talentuar dhe ai do ta bëje të njohur atë edhe në Francë. Ai ka shtuar se kënga ‘Only You’ në bashkëpunim me këngëtarën kosovare është ndër të preferuarat e tij.

“Unë jam një fans, më pëlqen ajo që Dhurata bën. E njoh atë për shumë kohë tani. Dhe absolutisht doja ta ftoja. Ajo është dikush që dua ta prezantoj në Francë sepse ka talent”, tha ai.

Ai së shpejti do të  publikojë versionin e ri të albumit “Les Vestihes du Fleau”  ku pjesë e këtij albumi është edhe bashkëpunimi i suksesshëm me Dhurata Dorën. Bashkëpunimi i Gims me Dhuratën ka arritur mbi 7 milionë klikime në “YouTube” për vetëm pak ditë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz dhurata dora maitre gims dhurata dora maitre gims

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 2 Qershor 2021, 18:10

KOSOVË-  Këngëtarja Gjira Kajtazi ka reaguar ashpër kundër veshjes së Melinda Ademit në klipin e ri. Melinda publioki këngën pas një muaji nga vdekja e nën...