Aktualitet

Pyetja ‘1 mln $’ e Dilaver Nelajt: Vetting në gazetari, sa emisione televizive mbyllen?

23 Maj 2019, 10:31 Nga DOSJA
Pyetja ‘1 mln $’ e Dilaver Nelajt: Vetting në gazetari, sa

Tiranë- Dilaver Nelaj i është bashkuar sot protestës së minatorëve para Parlamentit. Me parullën që nis nga koka te këmbët ai ngre pyetjen se sa e emisione mund të mbyllen nëse bëhet Vetting në gazetari.

“Pyetje për 1 milionë dollarë, me Vetting në gazetari, sa emisione televizive mbyllen? Gjobvëniestan 2019”, shkruhet në parullën e tij sot.

Në protestën e minatorëve ka pasur sot përplasje mes protestuesve dhe policisë pasi këta të fundit tentuan të afroheshin te godina e Parlamentit dhe kaluan gardhin e rrethimit.  Theksojmë se minatorët protestojnë lidhur me “statusin e minatorit” për të cilin thonë se janë mashtruar dhe nuk janë vlerësuar ashtu siç duhet në raport me punën që kanë bërë.

“Ne jemi në pritje”, “Rama ka bashkëpunuar me hajdutët”, këto janë disa nga thirrjet e protestuesve në protestë. (lexo këtu)

 

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dilaver nelaj protesta e minatoreve vetingu në gazetari dilaver nelaj protesta e minatoreve vetingu në gazetari

Sondazh

Poll