Aktualitet

Dikush i kërcënon! Mjekët e Fierit dalin në protestë, bluzat e bardha: Ka hyrë brenda poliklinikës, na kërcënon në pun

3 Qershor 2021, 09:44 Nga DOSJA
Dikush i kërcënon! Mjekët e Fierit dalin në protestë,

FIER– Mjekët e Fierit kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë. Ata deklarojnë se i riu Ardit Klina, i cilësuar sipas tyre me probleme të shëndetit mendor, ka shkuar dje në poliklinikën duke mos i lejuar të ushtrojnë profesionin e tyre, i ka fyer dhe kërcënuar.

Sipas mjekeve personi në fjalë është futur në spital dhe ka kërkuar shërbim për të atin në shtëpi, çka nuk ofrohet nga mjekët e spitalit, por ata të poliklinikës.

Mjekët deklarojnë se nëse nuk merren masa nga policia për ndalimin e këtij personi ata do të përshkallëzojnë protestat.

“Personi që ka qenë problem në spitalin e Fierit, ndodhej në Poliklinikë dhe vjen kap mjekë të ndryshëm ti do vish të vizitosh babain tim. Instancat shtetërore nuk kanë marrë asnjë masë për vështirësitë që na janë dashur për përballjen me koronavirusin. Instancat shtetërore të marrin masa sa më shpejt, kjo protestë sot e vogël nesër mund të jetë e madhe dhe kjo mund të bjerë në kurriz të qytetarëve”, deklaroi një mjek.

Një tjetër mjeke kërkoi mbrojtje për personelin për shkak të kërcënimeve.

“Ardit Klina ka ardhur në poliklinikë dhe kërkon disa shërbime që nuk i takojnë dhe as ne si staf që t’i bëjmë këto shërbime. i kërkon me urdhër dhe mënyra si na trajton ne dhe pacientët që prisnin në radhë. Ne kërkojmë mbrojtje karshi personelit. Ky person del e na thotë jeni të paaftë dhe nuk na shërbeni, kur një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Ky pacient duhet t’i drejtohet shëndetit mendor. Ky person duhet të shikohet në këtë lloj drejtimi. nuk ka pse të jetë në ambientet e spitalit. Nëse i shërbehet, i shërbehet pacientit, jo familjarit. ne nuk e kemi për detyrë shërbimin në familje”, tha ajo.

Ardit Klina u arrestua nga policia pak ditë më parë, pasi u dhunua nga mjekët në spitalin e Fierit, teksa u akuzua për dhunë ndaj tyre. Nga ana tjetër mjekët mohuan të ishte ushtruar dhunë ndaj tij, por në foto dukeshin qartë shenjat.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mjeket e fierit ne proteste mjekët në proteste mjeket e fierit ne proteste mjekët në proteste

Sondazh

Poll