Aktualitet

Vrasja e Çajup Selimit në Tepelenë, policia ende në kërkim të autorit! Shoqëron 13 persona në polici, në vendin e ngjar

3 Qershor 2021, 09:43 Nga DOSJA
Vrasja e Çajup Selimit në Tepelenë, policia ende në

TEPELENË–  13 persona janë shoqëruar në polici pas vrasjes së biznesmenit Çajup Selimi dy netë më parë, në pragun e shtëpisë së tij. Biznesmeni, baba i dy vajzave, u qëllua për vdekje teksa po shkonë në banesë me dy plumba, një në kokë dhe një në trup.

Dëshmia e personave të shoqëruar në polici do të ndihmojë në zbardhjen e autorit të vrasjes, i cili nuk u indetifikua dot, por mendohet të jetë i fshehur në një pallat në Tepelenë.  Policia ka arritur të gjejë edhe tre gëzhoja në vendin ku u ekzekutua biznesmeni. 

Ditën e djeshme, Policia e Shtetit ka shoqëruar një person që mendohet se ka pasur konflikt me viktimën para vrasjes së tij. Viktima ka pasur një sherr me një 27 vjeçar që prej vitit 2013, ku janë goditur edhe me sende të forta. Më pas, në vitin 2018, Selimi u dhunua me leva dhe gushte për shkak të konkurrencës në tregti.

Pista kryesore për vrasjen e 45-vjeçarit vijon të jetë ajo e konkurrencës me biznesmenët e tjerë në zonë. Ngjarja bëhet edhe më e vështirë për t’u zbuluar pasi mungojnë pamje filmike rreth zonës së banesës së tij, duke e bërë edhe më të vështirë identifikimin e autorëve të ekzekutimit.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet çajup selimi vritet çajup selimi çajup selimi vritet çajup selimi

Sondazh

Poll