Politike

Zgjedhjet e 2019, Daci: Gjykata Kushtetuese i vetmi institucion që mund të shqyrtojë vlefshmërinë

3 Qershor 2021, 06:49 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 2019, Daci: Gjykata Kushtetuese i vetmi institucion që mund

TIRANË– Në Shqipëri më 23 qershor Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë ankesën e Shoqatës së Bashkive, që kërkon shpalljen të pavlefshme dhe përsëritjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e kundërshtuan mbajtjen e zgjedhjeve, duke i bojkotuar ato. Presidenti Meta, anuloi datën origjinale të zgjedhjeve dhe lëshoi një dekret të dytë, kundërthënës, për t’i shtyrë zgjedhjet për në tetor. Zgjedhjet u zhvilluan mes një polarizimi të thellë politik, kur opozita, në një gjest të pashembullt, ishte larguar nga parlamenti. Në një intervistë për Zërin e Amerikës juristi Jordan Daci, në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të shoqatës, parashtron disa nga argumentat kryesore mbi të cilat bazohet kërkesa për anulimin e zgjedhjeve.

Daci thotë se ai do të mbrojë argumentin se është Gjykata Kushtetuese institucioni i vetëm që ka të drejtën të shqyrtojë kushtetueshmërinë ose jo të një dekreti të presidentit. Ai përmendi gjithashtu të tjera argumente të karakterit formal kushtetues sikurse ato që lidhen me garantimin e stardardeve të së drejtës për të zgjedhur, sipas përcaktimeve kushtetuese dhe të Konventës Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut, përfshirë krijimi i mundësive për të zgjedhur, garantimi i fshehtësisë së votës si dhe regjistrimi dhe funksionimi i partive politike në përputhje me kërkesat kushtetuese.

Marrë nga VOA.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gjykata kushtetuese jordan daci gjykata kushtetuese jordan daci

Sondazh

Poll

Politike 2 Qershor 2021, 21:16

TIRANË– Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka folur sot për herë të parë për akuzat e kreut të opozitës që ka bërë kundër saj. E ftuar në em...