Bota

Haradinaj në takim me Kongresin PanShqiptar Amerikan: E vetmja pritshmëri njohja e Kosovës nga pesëshja europiane

2 Qershor 2021, 21:09 Nga DOSJA
Haradinaj në takim me Kongresin PanShqiptar Amerikan: E vetmja

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me koordinatoren për Diasporë, Time Kadrijaj biseduan në takim virtual me Bordin e Kongresit PanShqiptar Amerikan.

Haradinaj me anë të një njoftimi në facebook ka treguar rreth bisedimeve duke theksuar se pa rolin e Amerikës, dialogu nuk prodhon rezultat. Ai ka treguar kërkesat e tij nga Kongresi PanShqiptar Amerikan, mbështetjen dhe avokimin e tyre në të gjitha çështjet me rendësi për vendin, antarësimin në NATO, njohjet nga pesëshja europiane që nuk e ka njohur Kosovën.

“Në takimin virtual me Bordin e Kongresit PanShqiptar Amerikan (PAAC), biseduam për situatën politike në vend, zhvillimin ekonomik, dialogun dhe bashkëpunimin mes Kongresit dhe Aleancës. Njoftova anëtarët e Bordit për takimin që kam pasur me Ambasadorin Palmer dhe për qëndrimet e Aleancës rreth dialogut. Elaborova domosdoshmërinë e një emisari të caktuar prej Presidentit Biden për dialogun, pasi që ne mendojmë se pa rolin e Amerikës, dialogu nuk prodhon rezultat. E vetmja pritshmëri që Aleanca e ka nga dialogu, është marrëveshja gjithpërfshirëse me njohje reciproke, me Kosovën në kufijtë e 17 shkurtit dhe rregullimin aktual kushtetues.

Kërkova nga Kongresi PanShqiptar Amerikan, mbështetjen dhe avokimin e tyre në të gjitha çështjet me rendësi për vendin, antarësimin në NATO, njohjet nga pesëshja europiane që nuk e ka njohur Kosovën, procesin e dialogut, temat e zhvillimit ekonomik e të tjera. U sigurova për mbështetjen e tyre ashtu siç historikisht, lobi shqiptar në Amerikë ka qenë krah i fortë i çështjes kombëtare shqiptare”, -ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Takimi me Bordin e Kongresit PanShqiptar Amerikan u zhvillua mbi diskutimet për situatën politike në vend, zhvillimin ekonomik, dialogun dhe bashkëpunimin mes Kongresit dhe Aleancës.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kongresi panshqiptar amerikan. nato ramush haradinaj time kadrijaj kongresi panshqiptar amerikan. nato ramush haradinaj time kadrijaj

Sondazh

Poll