Aktualitet

Ervin Karamuça: Mos u bini në qafë këtyre të Jehovait, nuk i çojnë ata njerëzit drejt vdekjes

2 Qershor 2021, 19:45 Nga DOSJA
Ervin Karamuça: Mos u bini në qafë këtyre të

TIRANË– Kriminologu Ervin Karamuça ka sqaruar se grupi i Jehovait nuk ka lidhje me sektet satanike që shkaktojnë viktima. Në një lidhje me ‘Skype”, në Open, Karamuça tha se ata infiltrohen në përmjet anëtarëve të Jehovait, në mënyrë që të futen në jetën e njerëzve.

Ata të Jehovait, sipas Karamuçës thjesht trokasin nëpër dyer, ndërsa ritualet i kryejnë të tjetër njerëz.

“Mos u bini në qafë këtyre të Jehovait. Nuk i marrin ata më qafë njerëzit. Përmes tyre infiltrohen këto sekte. Ata u trokasin dyerve, nuk i kryejnë këto rite. Duhet të jeni të bindur për këto gjë. Dhe një gjë tjetër. Këto ritual nuk kryehn asnjëherë nga persona me gjini të njëjtë. Që do të thotë se ritualet në trupin e Evgjeni Baxhos janë kryer nga një mashkull. Një nga shenjat është bërë më herët, sepse duket më e vjetër, ndërsa të tjerat janë bërë më vonë. Ajo shenja si formë peme është gjithashtu pjesë e ritualit,”- tha Karamuça. 

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ervin karamuça ervin karamuça

Sondazh

Poll