Sport

Calhanoglu me “valixhe në dorë”, nuk ka dyfishim page…

2 Qershor 2021, 12:29 Nga DOSJA
Calhanoglu me “valixhe në dorë”, nuk ka dyfishim

ITALI – Fantazisti Calhanoglu si portier Donnarumma. Te Milani është koha për zgjedhje, por një gjë është e sigurt: klubi nuk ka ndërmend t’iu përkulet kërkesave (veçanërisht nëse janë të tepruara) të lojtarëve.

Në mbështjen e kësaj “filozofie” edhe marrëdhënia e mesfushorit turk po shkon drejt lamtumirës me kuqezinjtë. Kontrata e tij është drejt fundit dhe askush, duke nisur nga Paolo Maldini, nuk ka ndërmend të plotësojë kërkesan për dyfishim page: nga 2.5 milionë euro aktualisht në 5 milionë euro me kontratën e re.

Pas përfundimit të kampionatit, sinjali i lamtumirës është dhënë. Për 27-vjeçarin Hakan Calhanoglu, i lindur në Gjermani, mbetet e hapur oferta e pasur nga Katari. Në bazë të saj, turku do të fitonte 32 milionë euro në 3 vite, të ofruara nga Al Duhail.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 27-vjeçari hakan calhanoglu fantazisti calhanoglu si portier donnarumma. oferta e pasur nga katari paolo maldini 27-vjeçari hakan calhanoglu fantazisti calhanoglu si portier donnarumma. oferta e pasur nga katari paolo maldini

Sondazh

Poll