Sport

Lionel Messi edhe 2 vite të tjera te Barcelona

2 Qershor 2021, 12:03 Nga DOSJA
Lionel Messi edhe 2 vite të tjera te Barcelona

SPANJE – Lionel Messi ka arritur një marrëveshje me Barcelonën, ku mungon vetëm firma e tij te një kontratë 2-vjeçare në “Camp Nou”. E ardhmja e argjentinasit ka qenë në dyshim, me kontratën aktuale që mbaron në fund të këtij muaji, por “blaugranasit” mund të marrin frymë lirisht tashmë.

Pasi tentoi të largohej nga Barça në fillim të sezonit 2020/21 për shkak të marrëdhënies që kishte me ish-presidentin Josep Maria Bartomeu, Messi duket se ka gjetur qetësinë që prej ardhjes së Joan Laporta si president.

Afrimi i Sergio Aguero, shokun e tij të ngushtë dhe të skuadrës kombëtare, e ka ndihmuar Messin në vendimin e tij final.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll