Aktualitet

Publikohet momenti i ekzekutimit të Delon Troqes në Vlorë, 38-vjeçari u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një mjet në

2 Qershor 2021, 14:44 Nga DOSJA
Publikohet momenti i ekzekutimit të Delon Troqes në Vlorë,

TIRANËDosja.al ka siguruar momentin e ekzekutimit të Delon Troqes, 38-vjeçarit që u vra mbrëmjen e 21 majit në Vlorë. Siç shihet dhe në pamje, një makinë me ngjyrë të zezë kalon me shpëjtësi të ulët para servisit të Troqes. Sapo dallon shënjestrën, pa u ndaluar mjeti, një person nxjerr kallashnikovin në dritaren e pasme të makinës dhe qëllon me breshëri drejt Troqes.

Ky i fundit u dërgua në spital, por nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Delon Troqe ishte kthyer nga Spanja vetëm pak ditë para se të vritej. Viktima ishte një person i skeduar nga Policia e Shtetit pasi ka qenë dhe i dënuar më parë, dhe kishte bërë disa vite burg në moshën e adoleshencës. Dyshimi kryesor i Policisë është se vrasja ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet delon troqe ekzekutohet delon troqe delon troqe ekzekutohet delon troqe

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Qershor 2021, 13:51

TIRANË– Gazetari Milaim Zeka i ka konsideruar të tepërta reagimet në rrjetet sociale dhe jo vetëm në lidhje me videot e publikuara të kryegjyqtares Enkeled...