Aktualitet

Gjykata e Apelit lë të lirë dy kontrollorët, heq masën e sigurisë për Munih Mezini dhe Armand Fezga

2 Qershor 2021, 10:40 Nga DOSJA
Gjykata e Apelit lë të lirë dy kontrollorët, heq masën

TIRANË– Munih Mezini dhe Armand Fezga janë lënë të lirë nga Gjykata e Tiranës. Ndaj dy kontrollorëve të Rinasit ishte lënë masa e sigurisë ‘arrest me burg’ mirëpo tashmë ndaj atyre është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’.

60 kontrollorë bojkotuan punën dhe prokuroria ka si prova disa mesazhe që tregojnë se 3 të arrestuarit kanë ndikuar mbi kontrollorët për plotësimin e formularëve të paaftësisë në punë. Në bisedat e kryera të tre të arrestuarve, rezultoi se Muhin Mezini, me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror ka ushtruar ndikim mbi kontrollorët dhe bashkëpunëtorë të tij akuzohen Flora Ndreca dhe Armando Fezga.

Kontrollorët e kullës ajrore të aeroportit të Rinasit, nënshkruan formularin e paaftësisë në punë, duke pretenduan se vuanin nga stresi që u ishte shkaktuar nga shkurtimi i rrogës prej pandemisë. Për më shumë se 48 orë, në Shqipëri nuk shënoi asnjë fluturim në zonën e saj ajrore.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet armand fezga kontrolloret e rinasit munih mezini armand fezga kontrolloret e rinasit munih mezini

Sondazh

Poll