Sport

Elsi Hysaj, një nga kushtet e Sarrit për të shkuar te Lazio

2 Qershor 2021, 08:20 Nga DOSJA
Elsi Hysaj, një nga kushtet e Sarrit për të shkuar te Lazio

ITALI – Bisedimet mes Sarrit dhe Lazios po avancojnë dita-ditës, vetëm se ish-trajneri i Napolit, Chelsea apo Juventusit, ka disa kërkesa që lidhen me merkaton.

Dy emrat e parë në listën e kërkesave të Sarrit, sipas mediave italiane, janë pikerisht Elseid Hysaj dhe Lykogiannis.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është në përfundim të kontratës me Napolin dhe është një objektiv i arritshëm. Për Hysajn ka disa oferta nga perëndimi, por kërkesa e Sarrit për të, duke qenë se kanë bashkëpunuar te Napoli, apo edhe tek Empoli, bëhet e pakthyeshme.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll