Sport

Bardhi-Kastrioti, pas tri vitesh vjen “divorci” me mirëkuptim

1 Qershor 2021, 16:13 Nga DOSJA

KRUJE – Anësori Partik Bardhi nuk do të jetë më pjesë e Kastriotit të Krujës për sezonin e ardhshëm. Lajmi bëhet i ditur nga vetë futbollisti, por edhe nga klubi krutan, të cilët njoftojnë përfundimin e bashkëpunimit midis tyre pas tri vitesh.

“Klubi njofton se ka mbyllur me marrëveshje bashkpunimin me sulmuesin Patrik Bardhi, të cilin e falenderon për kontributin e dhënë në këto tri vite për fanelën e Kastriotit, dhe njëkohësisht i uron suksese në karrierë “,- shkruhet në njoftimin e klubit të Kastriotit.

E ardhmja e 23-vjeçarit Bardhi, “produkt” i akademisë bardheblu të kryeqytetit, ende nuk dihet. Ai u përfshi në radhët e skuadrës së Tiranës në kohën e trajnerit brazilian Ze Maria, por duke mos gjetur hapësira, u stacionua te Kastrioti për tri sezone. Në sezonin e fundit ai ishte një lojtar titullar, duke zhvilluar edhe 32 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kastrioti patrik bardhi produkt i akademise bardheblu kastrioti patrik bardhi produkt i akademise bardheblu

Sondazh

Poll