Sport

Paris SG i mbyll “derën” Pochettinos, nuk do të largohet…

2 Qershor 2021, 09:05 Nga DOSJA

FRANCE – Dëshira trajnerit argjentinas për t’u rikthyer në ishull nuk është pranuar. Drejtuesit e skuadrës franceze Paris SG, duket se nuk dëshiron t’i ndajnë rrugët me Mauricio Pochettinon, kontrata e të cilit përfundon në verën e vitit të ardhshëm.

Edhe pse u pse u përfol se argjentinasi ishte afër largimit, sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, mësohet se PSG ende i beson projektit të Pochettinos, i cili është thënë se edhe kishte nisur kontaktet me ish-klubin e tij të Tottenhamit.

Kësisoj, Paris SG i ka mbyllur “derën” Pochettinos për t’u larguar, ndërkohë që argjentinasi ka marrë mesazhin për t’u menduar për sezonin e ardhshëm. Sakaq, në ishull Totteham duhet të vazhdojnë të kërkojnë një trajner të pranueshëm edhe për të rregulluar marrëdhëniet midis presidentit Daniel Levi dhe tifozëve të Spurs.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport drejtuesit e skuadrës franceze paris sg fabrizio romano mauricio pochettinon presidentit daniel levi totteham drejtuesit e skuadrës franceze paris sg fabrizio romano mauricio pochettinon presidentit daniel levi totteham

Sondazh

Poll