Sport

Laporta: “Kontrata Messit? Gjithçka po shkon mirë, por nuk është punë e kryer”

1 Qershor 2021, 15:32 Nga DOSJA
Laporta: “Kontrata Messit? Gjithçka po shkon mirë, por nuk

SPANJE – Rinovimi i kontratës së Leo Messit me gjasa mund të ndikojë gjithashtu edhe në nënshkrimin e Mbappes me Real Madridin, si “kundërpeshë” mes rivalësh. Presidenti Joan Laporta, ka folur për çështjen e “Pleshtit” gjatë prezantimit të Eric Garsias, blerjes më të fundit të kalatanasve.

“Rinovimi i Messit nuk është në pritje të auditimit të financave. Unë tashmë e kam thënë se qëndrimi i kapitenit nuk lidhet me financat, por me krijimin e një skuadre që synon trofe. Shpresojmë se do të vazhdojnë të përparojmë në negociata. Për këtë operacion të veçantë kemi përgatitur një strategji.

Gjithçka po shkon mirë, por nuk është punë e kryer. Messi po tregon shumë mirëkuptim. Ai dëshiron të vazhdojë me një skuadër fituese edhe unë dua të fitoj Champions League, La Liga etj. Asnjë nga këto nënshkrime nuk është bërë në lidhje me këto negociata. Ne e dimë që Leo dëshiron të qëndrojë dhe këtë gjë e vlerësojmë shumë.

Tashmë jemi të përgatitur, sa më shpejt të vijë rinovimi, aq më mirë. Çdo dyshim që mund të ekzistojë do të shpërndahet dhe do të na ndihmojë të ndërtojmë ekipin më shpejt. Sa më shpejt të kemi vendosur, aq më mirë, sepse ka dëshirë dhe marrëdhënia është shumë e mirë,”- tha mes tjerash Laporta.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “pleshtit” champions league eric garsias joan laporta leo messit “pleshtit” champions league eric garsias joan laporta leo messit

Sondazh

Poll