Aktualitet

Zbatohet porosia e Ramës për ndërtimet pa leje në bregdet! Arrestohet një person, 6 të tjerë po hetohen në gjendje të l

2 Qershor 2021, 09:58 Nga DOSJA
Zbatohet porosia e Ramës për ndërtimet pa leje në bregdet!

VLORË– Një 37-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u konstatua duke ndërtuar dy ojekte në Himarë, pa lejen përkatëse. Për ndërtime të paligjshme në zonën bregdetare janë proceduar penalisht edhe 6 persona të tjerë, të cilët po ndërtonin pa leje në Orikum, Radhimë, Ksamil e Himarë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë; Vijon puna nga strukturat e DVP Vlorë, për goditjen e paligjshmërisë. Goditen nga Policia, 5 raste të ndërtimeve të paligjshme.

Strukturat e DVP Vlorë, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, kanë evidentuar dhe goditur 5 raste të ndërtimeve të paligjshme. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Si dhe janë proceduar penalisht shtetasit: A. L., D. L., A. L. (vëllezër), pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në fshatin Radhimë, Orikum, pa lejen e organeve përkatëse;  F. I., pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në fshatin Radhimë, Orikum, pa lejen e organeve përkatëse;  S. M., pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në fshatin Lukovë, Himarë, pa lejen e organeve përkatëse;  G. H., pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në lagjen nr. 3, Ksamil, pa lejen e organeve përkatëse.

Ky aksion i policisë vjen një ditë pasi kryeministri Rama paralajmëroi të gjithë ndërtuesit të paligjshëm në bregdet të mos prekin hapsirat pa leje, pasi në të kundët do të merren masa ndaj tyre. Ai tha se ndërtimet duhet të prishen para ditës së hënë, pasi nga java tjetër, do të nisë aksioni për prishjen e tyre.

(kle.mu./Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ndertime pa leje ne vlore ndertimet pa leje prodecohen 6 persona ndertime pa leje ne vlore ndertimet pa leje prodecohen 6 persona

Sondazh

Poll