Pas vizitës 2-ditore në Prishtinë, Lajçak brenda javës do të shkojë dhe në Beograd
SERBI– Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përmbyllur vizitën e tij dy ditore në Kosovë, shkruan Insajderi.
Ndërmjetësuesi i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, pas vizitës në Prishtinë do të zhvillojë një të tillë gjatë kësaj jave edhe Beograd për të vazhduar përgatitjet për takimin e nivelit të lartë.
Vizitën e tij në Kosovë, Lajçak e zhvilloi si pjesë të përgatitjeve të nevojshme për takimin e nivelit të lartë të Dialogut Beograd-Prishtinë të planifikuar për në fund të këtij muaji.
Ky ishte fokusi i konsultimeve të tij me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti, zëvendëskryeministrin e Parë për Integrimin Evropian, Zhvillimin dhe Dialogun Bislimi, zëvendëskryeministren e Dytë, Ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Gërvalla.
“Lajçak, u takua me udhëheqësit e Kosovës për të bërë përgatitjet për takimin e parë të nivelit të lartë të Dialogut Beograd-Prishtinë i cili është planifikuar të mbahet në fund të këtij muaji”,- thuhet në njoftimin për media nga zyra e BE-së në Kosovë.
Në Kosovë, Ambasadorit Lajçak iu bashkua Matthew Palmer, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun dhe Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor./Insajderi
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
U lirua dje nga burgu, ish-mafiozi i Cosa Nostra, Brusca: I kërkoj falje familjarëve, kam krijuar kaq shumë dhimbje dhe trish
ITALI– Lirimi nga burgu i ish-anëtarit të mafies Cosa Nostra dhe krah i djathtë i Toto Rinës, Giovanni Brusca ka shkaktuar reagime të shumta në Itali.Brusca, nj...
PAMJE TË RËNDA! Qentë endacakë konsumojnë trupat e viktimave të COVID nëpër brigjet e lumenjve në Indi
INDI– Qentë endacakë në Indi janë filmuar teksa konsumojnë trupat e viktimave të Covid-19 në brigjet e lumit Bhagirathi në qytetin indian të Uttarkashi.Pjesët e...
Ankaraja dhe Athina duan një verë pa konflikte
GREQI– Rrallë kaloi kaq pa tensione një takim mes ministrit të Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu dhe homologut grek, Nikos Dendias, si ai që u zhvillu...
Pasojat për vëllezërit Kariq nga sanksionet kundër Lukashenkos
BJELLORUSI– Një kompleks banimi dhe i zyrave komerciale po ndërtohet në vendin ku më parë ka qenë një aeroport në Minsk të Bjellorusisë. Projekti në vlerë 3.5 m...
Së paku 10 civilë vriten në dy sulme në Afganistan, ende nuk është marrë përsipër nga asnjë grup
AFGANISTAN– Së paku dhjetë civilë u vranë në dy shpërthime në pjesën perëndimore të Kabulit, thanë zyrtarët afganë të sigurisë.Katërmbëdhjetë të tjerë u p...
Tragjike në Greqi/ Shoferi humb kontrollin e makinës dhe përfundon në det
GREQI– Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pire të Greqisë ku një makinë ra në det dhe shoferi humbi jetën.Sipas informacioneve të para, ...
Dialogu Kosovë-Serbi, Serwer: Jam skeptik se do të ndodhë njohja reciproke
SHBA- Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka deklaruar në Prishtinë se rruga më e mirë në fund të ...
Media austriake: “Non-paper” për ndryshimin e kufijve në Ballkan po mbahet në ‘kyç’ brenda BE-së
KOSOVË– Agjencia austriake e lajmeve APA pretendon se sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkimit Europian po e mban “në çelës” një d...
Italia feston sot 75 vjetorin e Republikës/ Ambasadori Bucci: Kujtojmë gjithmonë ngrohtësinë e bujarinë e Shqipërisë
TIRANË– 2 qershori është festa Kombëtare e Republikës Italiane. Në kujtim të konsultës popullore që midis 2 dhe 3 qershorit 1946 panë gati 25 milion italia...