Bota

Tragjike në Greqi/ Shoferi humb kontrollin e makinës dhe përfundon në det

2 Qershor 2021, 09:04 Nga DOSJA
Tragjike në Greqi/ Shoferi humb kontrollin e makinës dhe

GREQI– Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pire të Greqisë ku një makinë ra në det dhe shoferi humbi jetën.

Sipas informacioneve të para, makina u përplas në portën E2, ku anijet nisen për në Kretë. Autoritetet u njoftuan nga një shofer që po kalonte, i cili pa makinën duke rënë në det. Në makinë nuk kishte asnjë udhëtar tjetër.

Thuhet se viktima është një 65-vjeçar i identifikuar si Mario, u transportua në spital ku fatkeqësisht u shpall i vdekur.

Një anije e Rojës Bregdetare dhe një ekip nga Njësia e Misioneve nëndetëse nxituan në vend për të kryer hetime, ndërsa shkaqet e rrëzimit po hetohen.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aksident në greqi aksident në greqi

Sondazh

Poll