Bota

Së paku 10 civilë vriten në dy sulme në Afganistan, ende nuk është marrë përsipër nga asnjë grup

2 Qershor 2021, 09:11 Nga DOSJA
Së paku 10 civilë vriten në dy sulme në Afganistan, ende nuk

AFGANISTAN– Së paku dhjetë civilë u vranë në dy shpërthime në pjesën perëndimore të Kabulit, thanë zyrtarët afganë të sigurisë.

Katërmbëdhjetë të tjerë u plagosën në disa shpërthime të tjera, që goditën dy minibusë, tha zëdhënësi i policisë së Kabulit, Ferdows Faramarz.

Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë asnjë grup. Por, edhe talibanët, edhe militantët e grupit Shteti Islamik janë aktivë në Afganistan.

Në fillim të muajit maj, Shtetet e Bashkuara kanë nisur t’i tërheqin trupat e veta nga Afganistani, pas 20 vjetësh luftë.

Deri më 11 shtator pritet të tërhiqen të gjitha trupat amerikane, ashtu si edhe forcat e tjera të NATO-s, të pranishme në Afganistan.

Kjo ka rritur shqetësimet e vëzhguesve nëse Qeveria afgane mund t’ia dalë e vetme në luftën kundër talibanëve dhe grupeve të tjera militante.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ferdows faramarz shperthim ne kabul ferdows faramarz shperthim ne kabul

Sondazh

Poll