Bota

PAMJE TË RËNDA! Qentë endacakë konsumojnë trupat e viktimave të COVID nëpër brigjet e lumenjve në Indi 

2 Qershor 2021, 09:28 Nga DOSJA
PAMJE TË RËNDA! Qentë endacakë konsumojnë trupat e

INDI– Qentë endacakë në Indi janë filmuar teksa konsumojnë trupat e viktimave të Covid-19 në brigjet e lumit Bhagirathi në qytetin indian të Uttarkashi.

Pjesët e trupit, disa prej tyre gjysmë të djegura, te viktimave të Covid u hodhën në brigjet e lumit Bhagirathi në qytetin Uttarkashi në Uttrakhand për shkak të kolapsit të shkaktuar nga COVID. Jo vetëm spitalet, por edhe varrezat janë mbingarkuar.

Banorët vendas janë të shqetësuar se mund të jenë viktima të Covidit dhe se sëmundja mund të përhapet përmes ujit ose përmes qenve që kanë ngrënë trupat.

Autoritetet besojnë se familjet e të vdekurve mund të mos kenë mundur të gjejnë hapësirë për të djegur të dashurit e tyre. India ka luftuar një valë të tretë serioze të koronavirusit gjatë muajit të kaluar, dhe megjithëse numri i rasteve ka filluar të bjerë, vendi përballet me një rritje të numrit ditor të vdekjeve.

(kle.mu./Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll