Aktualitet

‘Boshllëqet e Vettingut, s’na i mbush dot shkolla’/ Llagami pa shifra tek ‘Ligjet’: S’dimë sa magjistratë kemi, G

2 Qershor 2021, 08:32 Nga DOSJA
‘Boshllëqet e Vettingut, s’na i mbush dot shkolla’/

TIRANË– Kryetarja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureda Llagami është shprehur se pa mbaruar procesi i Vettingut nuk mund të japë një shifër ekzakte të magjistratëve që ka Shqipëria. Në raportimin e saj në Komisionin e Ligjeve, ajo u shpreh se KLGJ ka vendosur riorganizimin e gjykatave të rretheve, duke i tkurruar nga 22 në 12 të tilla. 


Boshllëqet e Vettingut nuk na i mbush dot shkolla e magjistraturës, pasi ata mund të shkojnë vetëm në shkallën e parë, por nuk mund që të promovohen për më tej. E kemi të pamundur që të vlerësojmë numrin e gjyqtarëve pa mbaruar Vettingu. Nuk bëjmë dot analizë të thellë sa gjyqtarë na duhen. Kam parashtruar në raport si do të grupohen gjykatat. Nga 22 gjykata të rretheve të organizohen në 12. Riorganizimi bëhet edhe për aksesin. Sot kemi një kolaps me gjykatat e Apelit. 6 gjykatat e Apelit për sa kohë sistemi është në këtë gjendje, është propozuar që të kthehet në një të vetme. Në fakt ajo që është vlerësuar nga grupi i punës është se një çështje në Korçë dhe Gjirokastër,”-tha Llagami.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Komisioni i Ligjeve, raportojnë krerët e KLP dhe KLGJ

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet komisioni i ligjeve 2 qershor 2021 naureda llagami komisioni i ligjeve 2 qershor 2021 naureda llagami

Sondazh

Poll