Aktualitet

PUNA e 2020/ Llagami raporton te ‘Ligjet’: Gjykatat në kolaps! ‘Apeli’ problematik. Ibrahimi bën kërkesën: Vetting p

2 Qershor 2021, 08:17 Nga DOSJA
PUNA e 2020/ Llagami raporton te ‘Ligjet’: Gjykatat në kolaps!

TIRANË– Komisioni i Ligjeve është mbledhur sërish sot për të dëgjuar raportin e punës së vitit 2020 nga kryetarja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureda Llagami. Po ashtu në mbledhje është i pranishëm edhe kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi.

Në fjalën e saj, Llagami ka ngritur alarmin duke deklaruar se Gjykatat janë në kolaps për shkak të mungesës së magjistratëve, duke e cilësuar si pasojë të procesit të Vettingut.

Llagami ka vënë theksin se Gjykatat e Apelit janë më problematike, duke bërë me dije se çdo çështje që gjykohet në rrethe kërkon nga 2-3 muaj, e ndërsa në Tiranë shkon deri në 4 vjet. Për të përshpejtuar procesin ajo ka paralajmëruar organizim të 22 gjykatave në rrethe, duke i “përmbledhur” në 12 për të përshpejtuar punën. 


Pas saj, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi propozoi vazhdimin e kryerjes së vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët në sistemin e karrierës. Ndër të tjera ai shtoi se institucioni që ai drejton, KLP do të përpiqet që të bëjë Vetting të vazhdueshëm të të gjithë magjistratëve që futen në sistemin e drejtësisë. Ibrahimi ka kujtuar se SPAK ka 13 anëtarë deri më sot dhe është vetëm 2 anëtarë larg organikës fillestare të miratuar fillimisht nga KLP.

Dje në Komisionin e Ligjeve raportoi kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ndërsa një ditë para tij, ishte ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gent ibrahimi komisioni i ligjeve 2 qershor 2021 naureda llagami ulsi manja gent ibrahimi komisioni i ligjeve 2 qershor 2021 naureda llagami ulsi manja

Sondazh

Poll