Aktualitet

EMRI/ Bllokohet kamioni dru të prerë në mënyrë të paligjshme në Kurbin, procedohet shoferi

2 Qershor 2021, 09:44 Nga DOSJA
EMRI/ Bllokohet kamioni dru të prerë në mënyrë të

KURBIN– Një automjet që po transportonte lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme është bllokuar nga policia në Kurbin.

Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit, Avni Bushi 57 vjeç, banues në Thumanë është proceduar penalisht.

Njoftimi i policisë:

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Bllokohet nga Policia, 1 automjet që transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Procedohet penalisht drejtuesi i mjetit që po transportonte lëndën drusore.

Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Lezhë dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Njësisë Operacionale për Autostradën Milot-Morinë, kanë konstatuar dhe ndaluar në Skuraj, Kurbin, një mjet tip kamion që transportonte lëndë drusore.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit, shtetasi A.B., po transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin kanë proceduar penalisht shtetasin A.B. 57 vjeç, banues në Thumanë.

Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

(kle.mu./Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 57-vjecari ne kurbin avni bushi arrestohet 57-vjecari ne kurbin avni bushi

Sondazh

Poll