Aktualitet

Videot me “MAFIA” në Tik-Tok/ KLGJ fut me urgjencë në rend dite kërkesën e ILD për shkarkimin e kryetares së

2 Qershor 2021, 09:49 Nga DOSJA
Videot me “MAFIA” në Tik-Tok/ KLGJ fut me urgjencë në

TIRANË– Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka futur me urgjencë në rend dite kërkesën e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, për shkarkimin e kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Relator i çështjes është caktuar Maksim Qoku teksa ILD ka kërkuar pezullimin dhe shkarkimin nga detyra të gjyqtares. Vendimi për të ardhmen e gjyqtares do të merret në mbledhjen e sotme. 

Ndërkohë që disa ditë më parë Kapedanit iu shfaqën disa video në aplikacionin ‘’Tik-Tok’, ku ajo shfaqej duke kënduar për mafian teksa ekspozonte veshjet e makinën e luksit. Sipas ILD, veprimet e saj diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet enkeleda kapedani këshilli i lartë i gjyqësorit maksim qoku videot e enkeleda kapedanit enkeleda kapedani këshilli i lartë i gjyqësorit maksim qoku videot e enkeleda kapedanit

Sondazh

Poll