Sport

VIDEO / Aguero dhuron ora të personalizuar për 60 punonjësit e klubit të Man.City, si dhe organizon një lotari për të fit

1 Qershor 2021, 15:15 Nga DOSJA

ANGLI – Legjenda argjentinase, Sergio Aguero, 32 vjeç, do të largohet nga “Etihad” në fund të muajit dhe do të bashkohet falas me Barcelonën, pasi kanë kryer kontrollet mjekësore, kanë nënshkruar kontratën për të luajtur sezonin e ardhshëm në “Nou Camp”.

Por Aguero, para se të largohej nga klubi ku ka kaluar një dekade, kishte përgatitur disa dhurata të pabesueshme për 60 punonjësit e padukshëm të stafit të City. Sipas “The Athletic”, ikona e Man.City u kishte blerë të gjithëve nga një orë Tag Heuer të Hublot, me disa modele, përfshirë Tag Heuer Formula 1, që shkojnë deri në 1,650 stërlina secila.

Në çdo orë ishin gdhendur fjalët: “Gracias! Kun Aguero”. Sulmuesi argjentinas, gjithashtu organizoi dhe një lotari me ta, për të fituar makinën e tij Range Rover Evoque.

Aguero u prezantua zyrtarisht si një lojtar i Barcelonës të hënën, vetëm 48 orë pas humbjes së finales së Champions League ndaj Chelsea. Ai ka nënshkruar një marrëveshje dy-vjeçare, për t’u bashkuar me Lionel Messi, para se ta quante atë një ‘hap përpara’ në karrierën e tij.

“Të gjithë e dimë që Barça është klubi më i mirë në botë. Kështu që mendoj se kam marrë një vendim të shkëlqyeshëm që të jem këtu dhe shpresoj ta ndihmoj ekipin. Sigurisht që është një hap përpara në karrierën time. Jam vërtet i lumtur dhe shpresoj se mund ta ndihmoj ekipin për të fituar gjëra të mëdha”, – ka deklaruar Sergio Aguero.

Sergio Aguero is officially a Cule! ??pic.twitter.com/y7Glu7hiTl

— Goal South Africa (@GoalcomSA) May 31, 2021

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “etihad” barcelonën man. city sergio aguero “etihad” barcelonën man. city sergio aguero

Sondazh

Poll