Sport

Vllazia feston, trajneri Brdariç në pritje të ofertave

1 Qershor 2021, 13:35 Nga DOSJA

SHKODER – Festa e Vllaznisë për mbylljen e këtij sezoni duket se zgjat shumë pak, pasi tashmë ajo është rikthyer në vitrinë dhe si rrjedhojë, është në qendër të vëmendjes dhe të interesit të kujdo. Veç çështjes së privatizimit, që me gjasë gjithçka është mbyllur në favor të sponsorit aktual, Alban Xhaferi, ajo që mbetet për t’u parë është vazhdimësia e këtij stafi drejtues, që kontribuoi në rikthimin e Vllazninë pas 13 vitesh te Kupa e Shqipërisë dhe në krye të tabelës së klasifikimit, në garë për titullin deri në javën e fundit.

“Po jam shumë i kënaqur për gjithçka që kemi bërë dhe dua të falenderoj këdo që ka kontribuar dhe më kanë mbështetur nga Albani te Voltana, skuadra dhe këdo, që kam patur afër. Ka qenë një sezon i madh,”- deklaron trajneri i shkodranëve.

Nga mbrëmja e djeshme, Thomas Brdariç, zëvendësi i tij Elvis Plori dhe drejtori teknik Matko Djarmati, kanë përfunduar kontratat e tyre me klubin Vllaznia.

“Top Channel” ka mësuar se për ta ka një ofertë prej 130.000 eurosh, nga një skuadër në kampionatin e Kosovës, ndërkohë që sigurisht arritjet e këtij viti, i bëjnë ata edhe më të kushtueshëm për të rinovuar te skuadra shkodrane, që është padyshim zgjedhja e parë e tyre.

“Ne na duhet të flasim si fillim me Albanin, i cili duhet të marrë tashmë edhe klubin dhe shpresoj që të vazhdojmë bashkëpunimin”,- thotë Brdariç.

Ndërkaq, vetë presidenti Alban Xhaferi, pas përfundimit të ndeshjes mbrëmjen e së hënës, theksoi se gjithçka është mbyllur: “Trajneri ka rinovuar kanë mbetur disa detaje ë vogla, por puna më e madhe fillon nga nesër,”– është shprehur ai.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alban xhaferi elvis plori matko djarmati thomas brdaric. vllaznia alban xhaferi elvis plori matko djarmati thomas brdaric. vllaznia

Sondazh

Poll