Bota

Lidhja me Gylenin! Zhduket presidenti i rrjetit shkollor ‘Sapat’ në Kirgistan, dyshohet se është rrëmbyer nga spiunët t

1 Qershor 2021, 21:15 Nga DOSJA
Lidhja me Gylenin! Zhduket presidenti i rrjetit shkollor ‘Sapat’

KIRGISTAN- Themeluesi dhe presidenti i rrjetit shkollor turk Sapat, që vepron në Kirgistan, Orhan İnandı, u zhduk të hënën në Bishkek. Turkishminute shkruan se ai mund të jetë rrëmbyer nga agjensia spiunë e Turqisë për shkak të lidhjeve të tij të pretenduara me lëvizjen Gylen.

Turqia pretendon se themeluesi i rrjetit shkollor është në të vërtetë Fethullah Gylen, lëvizja e të cilit akuzohet nga qeveria turke për organizimin e një grushti shteti të dështuar në Turqi në korrik 2016.

Inandı u largua nga shtëpia e tij rreth orës 20:00 mbrëmjen e së hënës, ndërkohë që për herë të fundit ai u kontaktua nga një mik rreth orës 21:00. Makina e Inandı u gjet i parkuar në një zonë rreth tetë kilometra nga shtëpia e tij rreth orës 3 të mëngjesit të së Martës.

“Xhaketa dhe dy telefonat e tij ishin në makinë. Megjithëse nuk kam ndonjë dëshmitar okular, unë dyshoj se ai ishte rrëmbyer dhe u dërgua në Turqi dhe jam i shqetësuar për sigurinë e tij, ”tha gruaja e İnandı, Reyhan.

Ndërkohë që dhjetëra studentë të Kirgistanit dhe prindërit e tyre, u mblodhën para Ambasadës Turke në Bishkek ditën e sotme, duke mbajtur pankarta që lexonin në Kirgistanisht dhe Rusisht: “Ku është Z. ınandı?”

Nga ana tjetër, Presidenti i Kirgistanit Sadyr Japarov urdhëroi Komitetin Shtetëror për Sigurinë Kombëtare dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, që të kryejnë një kërkim të gjerë për të gjetur mësuesin e zhdukur.

“Është krijuar një grup hetimor-operativ. Të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe masat e kërkimit po merren për të përcaktuar vendndodhjet e Inandı, ”tha policia e Kirgistanit në një deklaratë.

Por çfarë është FETO?

FETO konsiderohet “lëvizja” e Fethullah Gylen, i cili sipas Erdogan tentoi që të bënte grusht shteti. Grushti i shtetit në Turqi u orkestrua në 15 korrik të vitit 2016. Ai u quajt si përpjekje e dështuar për shkak se Rexhep Tajip Erdogan nuk u rrëzua nga pushteti. Përpjekja e grushtit të shtetit la pas 251 persona të vrarë dhe 2.734 persona të plagosur. Ndërkohë që nga nga grushti i shtetit në Turqi, Erdogan ka urdhëruar që të arrestohet të gjithë personat që kanë lidhje me organizatën FETO. Deri tani janë arrestuar me qindra persona, ndërsa vetëm 2 ditë më parë u arrestua edhe nipi i Gulen, Selahattin Gylen.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota levizja guleniste orhan inandı levizja guleniste orhan inandı

Sondazh

Poll