Bota

Zhdukja e ish-shefit të Antidrogës në Shkodër, policia heton rolin e tij në operacionin “Kurthi”, një nga personat e a

1 Qershor 2021, 19:28 Nga DOSJA
Zhdukja e ish-shefit të Antidrogës në Shkodër, policia heton

MALI I ZI- Zhdukja e ish-shefit të Antidrogës së Ulqinit dhe Tivarit, Rudolf Elezovic, në Shkodër, ka bërë që policia të lidhin zhdukjen e tij me operacionin “Kurthi”. Operacioni “Kurthi” u zhvillua në muajin shkurt mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, ku u sekuestruan 500 kg kanabis sative dhe u vunë në pranga 24 persona.

Sipas mediave malazeze një nga personat e arrestuar në këtë operacion, Andrija Karadjinovic, ka përmendur emrin e Elezovic në burg. Ai ka deklaruar se Elezovic, u jepte atyre informacione në lidhje me lëvizjet e policisë në kufij. Deklarata e Karadjinovic, mesohet se është mbështetur gjithashtu nga persona të tjerë që kanë rënë në pranga.

Elezoviç ka humbur në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në zonën mes fshatrave Pentar dhe Reç. Kohët e fundit ai ka punuar se sektorin e anti trafikut ne policinë e kufirit të Malit të Zi. Humbja e tij ka ngritur në këmbë edhe policinë shqiptare ku mësohet se ne bashkëpunim kane qene duke hetuar trafikun dhe goditjen e trafikut në dy anët e kufirit.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni andrija karadjinovic operacioni andrija karadjinovic operacioni

Sondazh

Poll