Bota

Vogëlushi HERO i shpëton jetën babait dhe motrës, Chase noton një orë në lumë: Unë kisha shumë frikë

1 Qershor 2021, 19:45 Nga DOSJA
Vogëlushi HERO i shpëton jetën babait dhe motrës, Chase

SHBA– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Florida ku një vogëlush “hero” notoi 1 orë për të shpëtuar babain dhe motrën e tij nga mbytja dhe videoja po bën xhiron e botës.

Mediat raportojnë se Steven Poust, babai i vogëlushes, Abigail dhe djalit Chase, dolën për të lundruar në lumë me varkën e tyre modeste, por xhiroja nuk shkoi ashtu siç duhet. Teksa 2 fëmijët ishin duke shijuar dhe notuar në ujërat e lumit, një rryme e fortë tërhoqi vogëlushen larg, duke bërë që edhe babai të hidhej në lumë për ta shpëtuar atë.

Ajo çfarë i ka habitur të gjithë ëshytë se si vogëlushi arriti të notonte në drejtim të bregut për një orë në mënyrë që të shpëtonte babain dhe motrën e tij të vogël.

“I thash që e doja sepse nuk e dija se çfarë mund të ndodhte”, tha Poust, babai që rrethanat detyruan të linte djalin 7-vjeçar të notonte për ndihmë. “Unë kisha shumë frikë”, tha Chase.

Pavarësisht frikës, i vogli notoi derisa arriti në breg dhe trokiti te dera më e afërt për të kërkuar për ndihmë. U desh edhe një orë tjetër, që forcat speciale të nxirrnin nga ujë Poust dhe Abigailin.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota abigail chase florida steven poust abigail chase florida steven poust

Sondazh

Poll