Bota

U arrestua vitin e kaluar për protestat e opozitës në Bjellorusi, i burgosuri tenton të vrasë veten në gjykatë

1 Qershor 2021, 20:54 Nga DOSJA
U arrestua vitin e kaluar për protestat e opozitës në Bjellorusi,

BJELLORUSI- Stepan Latypov, i cili u arrestua një vitë për parë në Bjellorusi për pjesëmarrje në protetsat që zhvilloi opozita kundër regjimit të Aleksandër Lukashenkos, ka tentuar ditën e sotme të vratë veten në ambientet e Gjykatës. Ai ditën e sotme do të njihej me dënimin e tij.

Para se të priste fytin me një stilolaps, ai tha se nëse nuk do të deklarohej fajtor, familja e tij do të përballeshin me ndjekje penale. Në videon e mëposhtme, shihet Latypov, i cili është i shtrirë në një stol prej druri, ndërkohë që oficerët përpiqen ti heqin atij stilolapsin nga dora.

Vitin e kaluar në Bjellorusi shpërthyen demonstratat kundër regjimit Lukashenko, i cili ndodhet në pushtet që nga viti 1994. Presidenti nxorri ushtrinë për të shtypur demonstruesit. Që nga gushti i kaluar rreth 35,000 njerëz janë arrestuar, ndërsa dhjetra janë dënuar me burg. Nga ana tjetër autoritetet kanë hapur më shumë se 1.000 çështje penale.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota protestat ne bjellorusi stepan latypov protestat ne bjellorusi stepan latypov

Sondazh

Poll