Bota

Shefi e ngacmonte seksualisht, 30-vjeçarja vetëmbrohet duke i prerë organin gjenital

1 Qershor 2021, 19:04 Nga DOSJA
Shefi e ngacmonte seksualisht, 30-vjeçarja vetëmbrohet duke i

SPANJË– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Spanjë ku një grua ka përfunduar në pranga pasi ka prerë në organin gjenital të shefit të saj, pasi ai kishte tentuar ta dhunojë seksualisht.

Mediat spanjolle shkruajnë se ajo u tha policëve se po përpiqej të mbrohej nga një sulm seksual në një bar të qytezës Sant Andreu de la Barca, afër Barcelonës, të martën rreth mesnatës. Ishte vetë ajo që e kontaktoi policinë për ta pranuar sulmin, ndërsa burri u dërgua në spital për një operacion emergjent, në mënyrë që mjekët të arrinin t’i bashkonin sërish përsëri pjesët e ndara të organit gjenital.

Gruaja është nga Bangladeshi rreth moshës 30-vjeçe dhe nga ana e auoriteteve kanë nisurhetimet për të vërtetuar nëse deklara e saj është e vërtetë dhe ajoështë vetëmbrojtur dhe nuk e kanë përjashtuar mundësinë që pronari i kafenesë të arrestohet sapo t’i përmirësohet gjendja shëndetësore.

Disa burime të policisë kanë thënë se gruaja ka raportuar se është ngacmuar për muaj të tërë dhe në disa raste është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me shefin para se ta sulmonte me thikë ndërsa nuk dihet ende nëse operacioni i shefit të saj do të kalojë me sukses apo jo.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota i pret organin gjenital i pret organin gjenital

Sondazh

Poll

Bota 1 Qershor 2021, 17:34

KOSOVË– Një grup maturantësh,me origjinë nga Serbia kanë sulmuar efektivët e Policisë së Kosovës. Mësohet se incidenti është regjistruar pasditen e s...