Bota

I dogji të birin 13-vjeçar me acid/ Gruaja e ish-mafiozit për Giovanni Brusca: Kurrë nuk do ta fal, nuk u pendua për atë q

1 Qershor 2021, 18:30 Nga DOSJA
I dogji të birin 13-vjeçar me acid/ Gruaja e ish-mafiozit për

ITALI-Nëna e 13-vjeçarit i cili u vra duke u djegur me alkool nga Giovanni Brusca ka reaguar pas lirimit të tij nga burgu ditën e sotme.

Mediat italiane shkruajnë se Franca Castellese ka thënë se kurr nuk do t’ia falë Brusca-n edhe pse i respekton ligjet e shtetit. Ajo tha se autori nuk ka kërkuar kurrë falje as për këtë krim e as për krimet e tjera që ka bërë. Di Matteo, ishte djali i Santino Di Matteo, ish-mafiozit i cili  qëndron i fshehtë me vëllain e tij Enzo.

“Ne i respektojmë ligjet dhe dënimet e shtetit, por kurrë nuk do ta fal Giovanni Brusca. Nuk ka pasur kurrë një formë pendimi publik për atë që bëri. Gjatë gjykimeve Brusca kurrë nuk i kërkoi falje familjes për një krim që nuk është thjesht një vrasje mafioze por një krim i tmerrshëm “-ka deklaruar Franca Castellese, nëna e 13-vjeçarit Giuseppe Di Matteo.

Bossi i MAFFIA-s italiane Giovanni Brusca, 64 vjeç, i cilësuar si krahu i djathtë Toto Riina (Salvatore Riina), u lirua nga burgu pas 25 vitesh. Ai u bë bashkëpunëtor i drejtësisë duke pranuar kështu dhe rolin e tij në vrasjen e bujshme të prokurorit Giovani Falcone, ngjarje që ‘minoi’ drejtësinë italiane, si dhe në djegien e 11-vjeçarit, Giuseppe Di Matteo.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota franca castellese giovanni brusca giuseppe di matteo franca castellese giovanni brusca giuseppe di matteo

Sondazh

Poll

Bota 1 Qershor 2021, 17:34

KOSOVË– Një grup maturantësh,me origjinë nga Serbia kanë sulmuar efektivët e Policisë së Kosovës. Mësohet se incidenti është regjistruar pasditen e s...