Aktualitet

Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, vjen reagimi i policisë

1 Qershor 2021, 20:49 Nga DOSJA
Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, vjen reagimi i policisë

TEPELENË– Policia ka publikuar njoftimin zyrtar për vrasjen e biznesmenit Çajup Selimi, ngjarje që tronditi Tepelenën mbrëmjen sotme. Në njoftim thuhet se Selimi është vrarë në lagjen “15 Shtatori”, në rrethana ende të paqarta.

NJOFTIMI I POLICISË: Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në lagjen “15 Shtatori”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., rreth 45 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit. Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.’

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet çajup selimi vritet çajup selimi çajup selimi vritet çajup selimi

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Qershor 2021, 20:13

TIRANË– Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka dorëzuar në KLGJ kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të gjyqtares së Elbasanit Enkeleda K...