Aktualitet

Pipero: Vera do jetë e qetë, por duhet kujdes gjatë stinës së vjeshtës

1 Qershor 2021, 18:21 Nga DOSJA
Pipero: Vera do jetë e qetë, por duhet kujdes gjatë stinës

TIRANË- Jemi në fundin e pandemisë në Shqipëri po jo në botë, ndaj nuk duhet të jemi euforik, është shprehur mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i cili gjatë një viti pandemie ka përcjellë nota optimiste.

Verën e parashikon të qetë, por u kërkon qytetarëve kujdes, pasi nuk dihet ende sjellja e virusit pasi ka ende paqartësi në lidhje me mutacionet e tij.

Që nga e premtja nuk ka pasur pacientë me Covid që kanë kërkuar të shtrohen në shërbimin infektiv dhe numri i të shtruarve është i ulët.

Raste që preken nga Covid do të ketë edhe gjatë verës, po kështu shtatori pritet të sjellë një valë tjetër të përhapjes së infeksionit, por numri i lartë i personave që e kanë kaluar Covid, si dhe numri i personave të vaksinuar do të frenojnë shtrimet në spitale dhe humbjet e jetëve.

Për më tepër ndiqni intervistën e përgatitur nga gazetarja Alma Demiraj.

Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet pellumb pipero pellumb pipero

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Qershor 2021, 17:26

TIRANË– Pasi Gjykata e Posaçme mori në dorë çështjen e ish-ministrit e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet si një nga përgjegjësit...