Aktualitet

1 Qershor 2021, 20:13 Nga DOSJA

TIRANË– Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka dorëzuar në KLGJ kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedan, e cila prej dy ditësh është bërë virale në të gjitha mediat, pas videove të publikuara në rrjetet sociale ku sfilonte dhe i këndonte MAFIA-s.

Mësohet se Meta kërkon shkarkimin e Kapedanit, pasi sipas tij ajo ka diskredituar figurën e magjistratit.

Kryegjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani është marrë nën hetim nga Inspektoriati i Drejtësisë, pasi në media i rrodhën disa video nga rrjeti social “Tik Tok”. Në video gjyqtarja shfaqet me rroba firmato teksa këndon: Rrethi im o mafia

Vetë ajo pretendon se nuk ka “TikTok” dhe nuk ka asnjë dijeni se kush ia ka publikuar pamjet në rrjet. Pas publikimit të videove, reagimet kanë qenë të shumta.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artur metani enkeleda kapedani ild kerkon shkarkimin e kapedanit videot e enkeleda kapedanit artur metani enkeleda kapedani ild kerkon shkarkimin e kapedanit videot e enkeleda kapedanit

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Qershor 2021, 17:26

TIRANË– Pasi Gjykata e Posaçme mori në dorë çështjen e ish-ministrit e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet si një nga përgjegjësit...