SHERRET me konkurrentët! ATENTAT në Tepelenë, qëllohet për vdekje biznesmeni Çajup Selimi në derën e shtëpisë. Ekzekut
1 Qershor 2021, 19:53Nga DOSJA
TEPELENË– Çajup Selimi, 45 vjeç ka mbetur i vrarë në hyrje të banesës së tij, pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme. Mësohet se dy persona, kanë mbërritur në hyrjen e pallatit ku jetonte Selimi dhe e kanë thirrur atë që të zbriste poshtë, për arsye që ende nuk janë zbardhur. Selimi ka zbritur shkallët, mirëpo sapo ka mbërritur në katin e dytë, ai është qëlluar me armë zjarri drejt e në zemër.
Shkallët janë përlyer me gjak dhe vetë Selimi ka ndërruar jetë në vend, ndërsa autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Vetëm 40 minuta pas vrasjes së biznesmenit, policia ka lokalizuar një prej autorëve, që dyshohet se fshihet në një pallat. Zona është rrethuar dhe pritet ndërhyrja nga unifromat blu.
Selimi kishte një biznes në Tepelenë dhe tregtonte miell e materiale ndërtimi. Çajup Selimi ishte përfshirë shumë herë në konflikte të njëpasnjëshme. Tre vite më parë, në vitin 2018, Selimi u dhunua me leva hekuri e sendë të forta nga konkurRentët e tij. Për këtë ngjarje u ndalua Risiano Abedini, i cili gjithashtu ka një biznes të njëjtë me të Selimit. Në atë kohë, familjarë të Çajupit deklaruan se biznesmeni ishte sulmuar edhe 4 herë të tjera. Nuk dihet nëse vrasja e tij sot ka të bëjë po me të njëjtat konflikte.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KUKËS- Rruga nacionale Peshkopi – Kukës që përdoret edhe nga banorët t Bashkisë së Dibrës vijon të jetë një makth i vërtetë për të gjithë përdoruesit e saj...
MALI I ZI- Zhduksja e ish-shefit të Antidrogës së Ulqinit dhe Tivarit, Rudolf Dofi Elezovic ka marrë edhe vëmendjen e Parlamentit në Malin e Zi. Deputeti malaze...
TIRANË- Jemi në fundin e pandemisë në Shqipëri po jo në botë, ndaj nuk duhet të jemi euforik, është shprehur mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i cili gjat...
LEZHË- Gjykata e Lezhës ka lënë në burg një 61-vjeçar, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur me probleme të shëndetit mendor. 61-vje...
Aktualitet 1 Qershor 2021, 17:26
TIRANË– Pasi Gjykata e Posaçme mori në dorë çështjen e ish-ministrit e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet si një nga përgjegjësit...
TIRANË- Festa e fëmijëve “1 Qershori” këtë vit përkoi me një lajm të mirë, ku Shqipëria lehtësoi masat e vendosura në kuadër të pandemisë së Covid 19.Në Pa...
TIRANË– Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës dhe kryetari i shoqatës së prokurorëve shqiptarë, Shkëlqim Hajdari thotë se ka qenë politika...
DURRËS- Prej disa muajsh shërbimi i transportit urban në linjën që lidh qendrën e Durrësit me kampusin universitar në Spitallë nuk funksionon, duke shkaktu...