Aktualitet

Zhdukja e ish-shefit të Antidrogës, deputeti malazez kërkon llogari, Ministri i Brendshëm: Shpresoj të jetë gjallë

1 Qershor 2021, 19:00 Nga DOSJA
Zhdukja e ish-shefit të Antidrogës, deputeti malazez kërkon

MALI I ZI- Zhduksja e ish-shefit të Antidrogës së Ulqinit dhe Tivarit, Rudolf Dofi Elezovic ka marrë edhe vëmendjen e Parlamentit në Malin e Zi. Deputeti malazez, Dejan Gjuroviç pyeti, Ministrin e Brendshëm Sergej Sekulovic nnë lidhje me zhdukjen Elezovic. Vijesti shkruan se Gjuroviç i kërkoi llogari Ministrit se si ish-zyrtari i lartë i lartë mund të zhdukej dhe të mos kishte asnjë të dhënë për të.

“Shpresoj se kjo do të jetë çështja e fundit në Mal të Zi dhe se lufta nuk do të lëvizë nga një qytet në tjetrin dhe se me miratimin e ligjit të ri do të bëni gjithçka për t’i mbajtur fëmijët tanë të sigurt. Bëni gjithçka për të sjellë paqe në Malin e Zi”, tha Gjuroviç.

Sekulović u përgjigj se ai ishte i njohur me rastin, për të cilin ka njohuri të caktuara operacionale që ai nuk mund t’i ndajë për momentin.

“Shpresoj të jetë gjallë. Ka gjurmë të caktuara, por unë nuk mund t’i them ato tani”, theksoi Sekuloviov.

Elezoviç ka humbur në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në zonën mes fshatrave Pentar dhe Reç. Kohët e fundit ai ka punuar se sektorin e anti trafikut ne policinë e kufirit të Malit të Zi. Humbja e tij ka ngritur në këmbë edhe policinë shqiptare ku mësohet se ne bashkëpunim kane qene duke hetuar trafikun dhe goditjen e trafikut në dy anët e kufirit.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dejan gjuroviç rudolf elezovic sergej sekulovic dejan gjuroviç rudolf elezovic sergej sekulovic

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Qershor 2021, 17:26

TIRANË– Pasi Gjykata e Posaçme mori në dorë çështjen e ish-ministrit e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet si një nga përgjegjësit...