Synon t’i marrë ‘karrigen’! Edith Harxhi i shkon Bashës në ‘shtëpi’: Nuk ishte askush në fakt, më dha një enegj
TIRANË– Edith Harxhi, një nga kandidatet për postin e kryetarit të Partisë Demokratike ka zhvilluar dy takime në selinë blu, që momentalisht është ‘shtëpia’ e Lulzim Bashës, i cili është kryetari aktual i kësaj partie. E ftuar në “A Shoë”, Harxhi tha se në fakt në seli nuk ishte askush.
Ajo shtoi se kishte zhvilluar dy takime, një për Forumin e Gruas, një për Forumin Rinor dhe kishte marrë një energji shumë të madhe.
Pjesë nga biseda:
Edith Harxhi: Adi, kam qenë sot në Partinë Demokratike, kam zhvilluar dy takime, një me forumin e Gruas dhe një me atë Rinor. Jam ndjerë shumë mirë me të dy takimet, por me të rinjtë, kam marrë një energji të jashtëzakonshme.
Adi Krasta: Domethënë tik e shkuar në seli, aty ku drejton Basha për momentin?
Edith Harxhi: Po, po kam shkuar dhe në fakt…nuk kishte asnjë njeri…
Harxhi është një prej kandidatëve që garojnë për postin e kryetarit të PD-së. zgjedhjet pritet të mbahen më 13 qershor. Zgjedhjet do të zhvillohen më shumë se një muaj para afatit të parashikuar që ishte 22 korriku. Në krye të Komisionit për zgjedhjen e kryetarit të ri është Jemin Gjana, ndërsa anëtarësia përbëhet nga Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Çlirim Gjata. Ndihmësat do të jenë Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani, Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri. Zyrtarisht kanë dorëzuar kandidaturat Edith Harxhi, Fatbardh Kadalli, Agron Shehaj dhe kryetari aktual Lulzim Basha. Ata kanë prezantuar platformat.
(f.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Ambasadorja Yuri Kim fton Agron Shehajn, biseda me kandidatin për kryetar të PD-së: SHBA-të e kanë mbështetur gjithmonë P
TIRANË– Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka zhvilluar një bisedë me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Ki...
“Këtu e mbushi gotën…”/ Spartak Braho për Metën: Do shkarkohet, me më shumë vota se është emëruar…çantën e ze
TIRANË– Presidenti, materialet komprometuese, Kushtetuta, zgjedhjet, maxhoranca, mandati i tretë, Kuvendi, por edhe çanta e zezë janë disa nga fjalë...
Dendias takon ambasadoren shqiptare: Do të vijë në Tiranë, Greqia do të mbështesë Shqipërinë drejt BE-së
GREQI- Top Channel ka mësuar se në takimin e ministrit të jashtëm, Nikos Dendias dhe ambasadores shqiptare Luela Hajdaraga u ra dakord për intensifikimin e kont...
“Blinken u ndikua nga dyshja Rama-Soros”, Berisha SHFAJËSOHET në intervistën për Washington Times: Nuk tërhiqem nga pad
TIRANË– Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është shfajësuar sërish pas akuzave të Departamentit të Shtetit, cili pak javë më parë e shpalli person...
“Rrëzim një orë e më parë të regjimit Rama-Doshi”/ Basha takim me demokratët e Lushnjes: Asnjë bashkëpunimi
LUSHNJE– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mbështetësit demokratë në qytetin e Lushnjës.Në takimin e zh...
Dendias takon sërish ambasadoren shqiptare, tema e takimit ishte bashkëpunimi dypalësh
GREQI– Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias ka patur një takim kokë më kokë me ambasadoren shqiptare në Athinë Luela Hajdaraga.Ky është takimi i dytë brenda k...
Ndërtimet pa leje, Rama bën paralajmërimin ‘i prerë’ : Prishini vetë para së hënës, nga java e ardhshme bregdeti do
SHËNGJIN– Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se duke nisur nga java e ardhshme do të nisë aksioni “Bregdeti Ynë”, i cli synon prishjen e të gjitha ndër...