Politike

Ambasadorja Yuri Kim fton Agron Shehajn, biseda me kandidatin për kryetar të PD-së: SHBA-të e kanë mbështetur gjithmonë P

1 Qershor 2021, 18:38 Nga DOSJA
Ambasadorja Yuri Kim fton Agron Shehajn, biseda me kandidatin për kryetar

TIRANË– Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka zhvilluar një bisedë me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Në një status në rrjetet sociale, Shehaj ka bërë me dije se takimi është realizuar me ftesë të Kim, vetëm pak ditë para zgjedhjeve që pritet të mbahen në Partinë Demokratike. Shehaj shton se SHBA-ja e ka mbëtetuer gjithmonë PD-në dhe do të vijojë ta mbështesë.

“Sot paradite, me ftese te saj, bisedova me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992. Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve. Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në ta ardhmen,”- shkruan Shehaj.

Shehaj është një prej kandidatëve që garojnë për postin e kryetarit të PD-së. zgjedhjet pritet të mbahen më 13 qershor. Zgjedhjet do të zhvillohen më shumë se një muaj para afatit të parashikuar që ishte 22 korriku. Në krye të Komisionit për zgjedhjen e kryetarit të ri është Jemin Gjana, ndërsa anëtarësia përbëhet nga Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Çlirim Gjata. Ndihmësat do të jenë Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani, Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri. Zyrtarisht kanë dorëzuar kandidaturat Edith Harxhi, Fatbardh Kadalli, Agron Shehaj dhe kryetari aktual Lulzim Basha. Ata kanë prezantuar platformat.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron shehaj yuri kim zgjedhjet ne pd agron shehaj yuri kim zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll

Politike 1 Qershor 2021, 18:15

TIRANË– Spartak Braho e ka quajtur nivel të ulët ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili një natë më parë tha se ka informacione të bollshme për politik...

Politike 1 Qershor 2021, 12:49

LEZHË– Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në një vizitë në qytetin e Lezhës,ku edhe ka prezantuar operacionin “Bregdeti ynë”. Gjatë takimit me min...