Politike

1 Qershor 2021, 18:15 Nga DOSJA

TIRANË– Spartak Braho e ka quajtur nivel të ulët ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili një natë më parë tha se ka informacione të bollshme për politikanët shqiptarë, por që nuk krahasohen me çantën e zezë të Brahos.

I ftuar në “Frontline”, Braho tha se këto fjalë tregojnë se Llalla është nivel i ulët dhe se është gjynah që ai të komentojë. Braho tha se do ta takojë nga afër Llallën për t’i thënë gjithçka nga afër.

Pjesë nga biseda:

Spartak Braho: Me këtë që po dëgjoj unë tani, është bërë një gabim i madh që ai është emëruar kryeprokuror. Nivel i ulët. Ka kthyer mbrapsht kasetën dhe ështw gjynah që unë t’i kthej përgjigje. Unë nuk jam dënuar, as për mosdeklarim e fshehje pasuri.

Marsela Karapanço: Ishte vendim i shkallës së parë…

Spartak Braho: S’ka rëndë. Do ta takoj, do ta pyes me thellësi e me detaje se ka një lidhje me një njeriun tim

Marsela Karapanço: Për çantën e zezë.

Spartak Braho: Ka dëgjuar dhe ky. Do bëjmë një vizitë në…ky në Amerikë nuk shkon ë?

Marsela Karapanço: Jo, është në listën e zezë.

Spartak Braho: Do shkojmë në Gjermani me këtë.

Marsela Karapanço: O, me ironi kjo zoti Braho…

Spartak Braho: Jo s’është ironi, është e drejtpërdrejtë.

Marsela Karapanço: Ju keni kërcënuar njeri me çantën tuaj të zezë?

Spartak Braho: Ky ishte kërcënuar? Jo, s’është kërcënuar njeri.

Marsela Karapanço: Megjithatë çanta e zezë është bërë problem.

Spartak Braho: Kush e ka mizën nën kësulë, i djeg çanta e zezë.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla mund të ketë materiale që mund të trondisin politikën shqiptare e të shkaktojnë tërmet. I ftuar në “Çim Peka Live”, Llalla tha se pozicioni dhe posti që ai ka pasur, ka bërë që disa prej informacioneve, t’i skaliteshin në mendje dhe jo vetëm, por që nuk krahasohen me çantën e zezë të Brahos.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike adriatik llalla spartak braho adriatik llalla spartak braho

Sondazh

Poll

Politike 1 Qershor 2021, 12:49

LEZHË– Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në një vizitë në qytetin e Lezhës,ku edhe ka prezantuar operacionin “Bregdeti ynë”. Gjatë takimit me min...